Visari: Kam parë ëndërr sikur dola nga shtëpia

Edhe pse shiu vazhdon, banorët vazhdojnë të punojnë dhe të mendojnë sesi do e realizojnë provën e ndërtimit të trapit lundrues. Visari do që të pastrojë dhomat. Jona më parë ka larë enët dhe kuzhinën. Enkelejdi, Meridiani dhe Arditi mundohen të lidhin dërrasat te trapi lundrues. Vajzat, Nevila, Juliana dhe Jona janë shtrirë në dhomë dhe flasin për veshjet dhe për vajzat e tjera që kanë marrë pjesë në edicionet e kaluara të Big Brother. Jona dhe Juliana flasin për veshjet që kanë veshur të premteve. Aty vjen Visari dhe i tregon se ka parë ëndërr sikur doli nga shtëpia dhe u takua me Arbanën dhe me banorët e tjerë. Ata bëjnë shaka dhe qeshin duke menduar sesi mund të jetë momenti kur Arbana mund të thërrasë emrin e Visarit. Në sallon, Valeri, Enkelejdi dhe Meridiani shikojnë mozaikun me logon e Digitalb dhe diskutojnë sesi duhet të vazhdojnë punën që të mund ta mbarojnë në kohë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment