Visari-Jona bërtasin të zgjojnë banorët; Fillojnë përgatitjet për spektaklin

Visari dhe Jona bërtasin dhe këndojnë me zë të lartë, për të zgjuar Julianën dhe Arditin, të cilët flenë në dhomën e gjumit të katit të dytë. Enkelejdi që flinte tek dhoma e tyre kërkon të flejë gjumë. “Ku të lini ju rehat të flesh”, thotë Enkelejdi, kurse Jona e pyet: “Për gjumë ke ardhur këtu ti?”. Nevila u kërkon t’i lënë banorët të qetësohen. Visari dhe Jona luajnë me njëri-tjetrin, kurse Mikela dëshiron të dëgjojë këngën në sfond. “Po qëndrova sot, nuk rri më me ju të premteve. Na lini të dëgjojmë një këngë”, thotë Mikela. Nevila këndon tek krevati i saj, duke shijuar në maksimum këngët. Më pas banorët fillojnë të çohet dhe të përgatiten për spektaklin e sotëm. Jona nis të bëjë tualetin, por ashtu Nevila dhe Juliana. Visari dhe Arditi rregullojnë flokët në tualet. Meridiani rregullon krevatin e tij dhe më pas fillon të bëhet gati. Duke qenë se të gjithë banorët janë në nominim, kanë ankth dhe pasiguri se kush prej tyre do largohet sonte nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment