Visari i pëshpërit Jonës në vesh: “Të dua”

Juliana dhe Valeri flasin për vizitën që kanë pasur nga prindërit në shtëpi. Ata pranojnë se prindërit e tyre nuk janë mësuar me kamerat dhe qeshin me reagimin e tyre. Jona është duke dalë nga dhoma, kurse Visari i bërtet dhe i tremb. Më pas të dy përqafohen, ndërsa Jona e quan “budall”. Ata bëjnë shaka mes tyre, teksa Visari e mban në krah, duke ecur nëpër oborr. Më vonë, Visari dhe Jona shtrihen në krevat, duke qëndruar të përqafuar. Visari i këndon një këngë dashurie, kurse Jona e ngacmon se pas ikjes së Lorit, ata janë afruar më shumë bashkë. Teksa përqafohen, Jona i thotë: “Zhduku nga jeta ime”. Visari e pyet përse, por ajo i përgjigjet se nuk ia thotë dot tani, por do t’ia thotë një ditë. Visari i pëshpërit në vesh “Të dua”. Ata puthen, ndërsa Jona i thotë sërish: “Ik nga jeta ime”. Ndërsa më pas të dy i thonë njëri-tjetrit “të dashuroj”. Visari çohet nga krevati kërcen, teksa Jona kërcen këngë popullore. Juliana dhe Enkelejdi vinë në dhomë, ndërsa Visari tregon për ditën e parë të hyrjes në shtëpi. Ai bën batuta dhe shaka, duke treguar çdo gjë sipas perceptimit të tij. Jona, Enkelejdi dhe Juliana qeshin me mënyrën sesi tregon Visari. Më pas biseda kalon tek banorët, që tashmë janë eliminuar nga Big Brother-i, por edhe tek eksperienca që po kalojnë në shtëpi. Jona shprehet se ky Big Brother është shumë i veçantë. Ajo thotë se banorët duhet të ndihen vetëm shumë me fat, që janë futur në shtëpi dhe kanë qëndruar aq gjatë. Jona pranon se javët e para ka qenë në stres dhe bërtiste për çdo gjë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment