Visari e ngacmon për Meridianin dhe Arditin, Jona e qëllon me shpullë

Jona, Matilda, Visari dhe Meridiani qëndrojnë në dhomën e ndenjies. Jona, Visari dhe Matilda qeshin dhe bëjnë shaka, kurse Meridiani rri i heshtur përballë tyre. Visari fillon të ngacmojë Jonën, duke i thënë se do ta marrë nuse për vëllanë e tij. Matilda dhe Jona i mbajnë lojën dhe duket se gjithçka është për të provokuar Meridianin. Banorët duan që Meridiani të flasë për pëlqimin që ai i ka shprehur vetëm Jonës. Pasi bëjnë shumë shaka mes tyre, Jona pyet Visari se si e ka emrin vëllai i tij. Ai nuk tregon, por më pas bën shaka. Fillimisht i thotë e ka Meridian dhe pastaj i thotë se vëllai i tij e ka emrin Ardit. Duket se Jona nuk e merr shumë mirë shakanë e Visarit. Ajo i betohet që Visari të mos tallet me këtë pjesë dhe e gjuan dy herë me shpullë. “Ta bëra shumë mirë”, thotë Jona. Visari mërzitet nga veprimi i Jonës dhe nuk flet më. Banorët dalin në oborr. Matilda mundohet të sqarojë Jonën dhe më pas Visarin. Visari thotë se e kishte për Arditin që është në shtëpi dhe jo për ish të fejuarin e saj. Matilda nxit Visarin të sqarohet me Jonën, por ai thotë se nuk ka ndërmend t’i flasë. Më pas Jona shkëputet dhe shkon të përqafojë Visarin. Visari e sqaron se nuk e ka pasur shaka me të keq dhe nuk do t’ia përmendte kurrë asaj një histori që të ndihej keq. Jona i thotë se ai nuk duhet t’ia përmendë emrin Ardit dhe e pyet nëse i dhembi shpulla. Visari dhe Jona përqafohen dhe puthen vazhdimisht, pasi duket se e sqaruan keqkuptimin mes tyre. Lori shikon gjithë skenën nga tualeti.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment