Visari dhe Valeri: ‘Zgjohuni banorë! Zgjohuni shpellarë’

Si çdo paradite banorëve u vendoset muzike për zgjimin. Valeri ishte i pari që hapi sytë, duke u pasuar nga Jona. Ata përshëndetën me mirësjellje njëri-tjetrin nga krevatet respektive. Valeri ngrihet dhe shkon në oborr për t’i hedhur një sy kohës, pasi e sheh ai futet sërish brenda për t'u veshur, duke nisur të kërcejë. Visari, pasi u ngrit nga krevati shkoi afër Jonës dhe nisi t’i bënte masazh, ndërkohë Valeri nisbërtasë: Zgjohuni shpellarë - thërriste me zë të lartë, për t’i zgjuar banorët nga gjumi, duke u përsëritur nga Meridiani, një kat më poshtë , i cili ishte zgjuar gjithashtu. Ndërkohë, Visari nis të bëjë zhurmuesin nëpër shtëpi, duke thërritur më zë të lartë, për të gjithë banorët që të zgjohen. Zgjohuni banorë - përsëriste Visari, çka e shqetësoi Julianën, se e kishte zgjuar nga gjumi. E nervozuar, ajo i thotë Visarit se nëse do të vazhdonte të bërtiste, do të thyente gjithë mozaikun. Visari i dha leje, duke mos i dhënë rëndësi nervozizmit të saj dhe duke e kaluar me të qeshur. Ndërkohë që Meridiani qëndronte ende shtrirë në krevat, jepte ide për ndërtimin e lundrës, për të shfrytëzuar shishe uji që i kishin konsumuar më parë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment