Visari del nga shtëpia

Arbana pret zarfin e kuq me emrin e banorit të dytë, që do të largohet sonte nga shtëpia. Arbana lidhet me shtëpinë dhe u komunikon banorëve se publiku ka vendosur që Juliana do të shkojë në finale, bashkë me Meridianin, Nevilën dhe Valerin. Arbana komunikon se publiku ka vendosur që Visari, është banori që duhet të largohet nga shtëpi, duke hequr dorë përfundimisht nga loja e Big Brother-it dhe mundësia për të fituar çmimin e madh. Visari takon me radhë banorët, duke bërë shaka me ta. Meridiani, Jona dhe Valeri përcjellin Visarin në oborr. Visari del nga shtëpia e Big Brother-it.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment