Visar dhe Jona këshillojnë njëri-tjetrin

Visari dhe Jonë ndodhen në tavolinat e ngrënies duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa Arditit, Juliana dhe Nevila i shohin që nga jashtë dhe flasin kundër tyre. Juliana thotë se visarit nuk i pëlqen ato që bën Jona dhe ia ka thënë disa herë një gjë të tillë. Visari po ashtu flet kudër Arditit duke thënë se ato që ai i ka thënë këtë javë Valerit kanë për ta penalizuar shumë. më pas Visari nis t’i japë këshilla Jonës duke i thënë që të diskutojë me Valerin dhe Meridianin në prani të të dyve sepse nuk ua ka besën asnjërit dhe dyshon se ata po mundohen që të bëjnë lojë në emër të saj. “Ta kanë frikën dhe mundohen që nëpërmjet teje të debatojnë me të tjerët sepse ti u jep hapësirë për të folur” i thotë Visari Jonës. Jona po ashtu këshillon Visarin që të mundohet të jetë më i qetë, sepse vetëm atëherë ai flet qartësisht dhe ajo e kupton se çfarë do që të thotë. Valeri nis të këndojë një këngë me ironi për të ngacmuar banorët dhe Visari e Jona nisin të komentojnë Valerin. Visari i thotë Jonës “në fillim nuk e duroja dot Valerin, por tani më pëlqen se është shumë ‘funny’. Jona po ashtu ndan të njëjtin mendim me Visarin dhe i thotë se përveç Matildës, Visarin, Valerin, Meridianin dhe Mikelën do ti kujtojë gjithmonë si personat më të afërt brenda shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment