Vazhdon puna për ndërtimin e trapit lundrues! Juliana për Jonën: “të premten o unë o ajo në shtëpi”!

Puna për ndërtimin e trapit lundrues vazhdon në të gjitha anët e shtëpisë. Mikela qep copat e velës te veranda ndërsa në pjesën e oborrit, Meridiani, Enkelejdi dhe Visari llogarisin se sa peshë mund të mbajnë dërrasat që po përdorin për ndërtimin e trapit lundrues. Meridiani, Arditi, Enkelejdi e transportojnë trapin lundrues në krah të pishinës bashkë me materialet e tjera për të punuar aty. Juliana ngacmon Valerin duke i thënë se është bërë i rrezikshëm sepse lë pezull surprizat e veta dhe të të tjerëve. Valeri si gjithmonë i bën të ditur se e kanë keqkuptuar. Nevila thotë që deri tani kanë ngelur pa surpriza vetëm ajo dhe Visari. Jona me Visarin puthen dhe përqafohen, ndërkohë që Juliana i shikon nga ana tjetër e pishinës dhe i thotë Arditit: “ të premten sido që të shkojë do jem shumë e lumtur, shpresoj o unë o ajo në shtëpi. Për moshën që ka ajo është shumë kalama në të gjithë aspektet. Shpresoj që publiku ta ketë kuptuar se kush është”. Arditi i thotë Julianës se Jona e bën këtë sepse është xheloze dhe e ka zili. Juliana vazhdon duke i thënë Arditit se ajo u sqarua me Jonën për pjesën e puthjes që ishte si pa dashje dhe pastaj ajo i thoshte gjerat tjetër për tjetër. Juliana i thotë Arditit: “nëse del videoklipi të premten do t’i them se dua të di arsyen se pse i ka qëlluar me shpullë Arditit. Do t’i them që ti e pëlqen Arditin dhe të ngeli Arditi në gojë, do i them nëse nuk e duron dot mund të dalësh”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment