Vazhdon debati mes Arditit dhe Jonës; Valeri-Julianës: Çmimi do të ndahet mes Arditit, Nevilës dhe Meridianit...

Ndërkohë që Valeri vazhdonte diskutimet dhe komentet me Mikelën, në lidhje me debatin mes Jonës dhe Arditit, Meridiani sqarohej me Nevilën, lidhur me nominimet dhe faktin që Juliana ka ndërruar mendim për të. Ai i shpjegon se ai nuk i ka mbajtur asnjëherë inat Julianës, pasi ia njeh temperamentin asaj shumë mirë dhe ‘e di që dy minuta i zgjat inati’. Ata vazhdojnë të flasin në lidhje me nominimet dhe arsyet pse i kanë çuar në nominim banorët që kanë zgjedhur. Gjatë kohës që ata sqaronin këndvështrimin e tyre në lidhje me nominimet, mes Jonës dhe Arditit nis sërish debati për të njëjtat arsye, ku Arditi vazhdonte ta quante Jonën ‘negative’ ndërsa Jona mundohej të mbrohej. Juliana vjen pranë tyre dhe debati rreshket mbi temën e pjekurisë lidhur me moshën. Jona mbronte mendimin se një femër piqet më shpejt se një mashkull, ndërsa Arditi nuk binte dakord, duke i shpjeguar se ai po fliste për pjekurinë e saj dhe jo në përgjithësi. Jona i thotë se ai i dukej shumë pak se mosha që kishte, ndërkohë që edhe Arditi kishte të njëjtin mendim për të. Ndërkohë, në oborr Juliana i shpjegon Mikelës dhe Valerit, se Meridiani ishte shprehur se ‘Mikela është lojtare më ë fortë se Juliana’. E shikon pse të ka mbajtur afër - shprehet Mikela për Meridianin. Juliana nis t'iu shpjegojë se ajo nuk e beson një gjë të tillë. Nëse kam arritur deri këtu, nuk kam arritur për bukurinë - thotë ajo. Ndërkohë që Mikela i sqaron se këshillat e tij kanë qenë për t’iu afruar më shumë asaj, duke i dhënë të drejtë që ajo mezi priste të mbaronte, pasi edhe ajo vetë e kishte kuptuar që është në limitet në durimit të saj. Ndërkohë që Mikela largohet, Juliana nis të diskutojë sërish me Valerin, në lidhje me arsyet që Meridiani kishte dhënë për nominimet, që sipas tij, ai nominonte atë që i dukej më i dobët. Gjatë bisedës së tyre Valeri hedh idenë se disa banorë janë duke bashkëvepruar. Ata janë të gëzuar që po shkojnë bashkë në finale, çmimi do të ndahet mes Arditit, Nevilës dhe Meridianit - shprehet ai, duke shtuar se atë dhe Mikelën, do ta heqin qafe këtë jave. Juliana e kundërshton, duke i kujtuar se ka edhe një televotim dhe se ai nuk di shumë gjëra. Ndërkohë, në sallon vazhdonte diskutimi lidhur me pjekurinë dhe mbivlerësimi për veten.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment