Valeri për Arditin “Ai është i pabesë se nuk ia ka besën askujt, as vetes”

Valeri, Meridiani dhe Jona janë ulur në tavolinat e ngrënies dhe po hanë mëngjesin. Gjatë kësaj kohe ata nisin të diskutojnë me njëri-tjetrin. Ata nisin të flasin për Arditin dhe sjelljen e tij ndaj Jonës dhe banorëve të tjerë. Valeri thotë se Arditit është i zymtë dhe shumë kontradiktor me ato që thotë dhe bën. Meridiani e pyet se përse mendon kështu për Arditin dhe Valeri nis të flasë kundër tij. “Arditit thotë se nuk ua ka besën femrave dhe pastaj vetëm me femrat ka ndenjur, nuk është afruar asnjëherë të meshkujt, s’ka bërë asnjë shok këtu brenda” thotë Valeri. Jona shton pas Valerit më ironi “ka bërë shoqe plot”, ndërsa Valeri shton “ai është i pabesë, s’ia ka besën as vetes”. Meridiani i thotë Valerit se tashmë ka ardhur momenti që shumë shpejt të gjithë do të dalin nga kjo shtëpi dhe e kanë krijuar një mendim se me kë do të mbajnë miqësinë jashtë shtëpisë. Valeri duke qeshur i thotë Meridianin se ai e di shumë mirë se sapo të dalin jashtë të gjithë do të justifikojnë sjelljen e tyre brenda shtëpisë duke thënë se gjithçka e kanë bërë në kuadër të lojës. “Unë e kam shumë të qartë, duke filluar nga ti i pari” i thotë Valeri Meridianit dhe më pas shton se ai nuk ka për ta pranuar një justifikim të tillë nga askush dhe se ka për t’i vlerësuar të gjithë në bazë të asaj që ka njohur brenda shtëpisë. Ndërkohë në diskutim hyn Mikela e cila nis të debatojë me Meridianin se0pse ky i fundit e ka nominuar, ndërsa më parë ka thënë se Mikelën nuk do ta dominonte, për hir të miqësisë së tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment