Valeri ngacmon grupin tjetër gjatë provës;Arditi-Valerit: Qetësohu bombona!

Gjatë kohës që grupi i Arditit kishte nisur provëN në oborr, Valeri vendos t’i vizitojë nga afër. Menjëherë pas shfaqjes së tij, nisin ngacmimet mes tyre, të fokusuar më së tepërmi tek Arditi dhe Juliana, të cilët mbështesnin dhe plotësonin njëri-tjetrin, të dy kundër Valerit. Enkelejdi i kërkon të largohet me mirësjellje, por Valeri nuk pranoi, duke i sqaruar se ai kishte ardhur t’i shihte si punonin. Ai nis të bëjë ironi me grupin tjetër, se ishte gati që ‘bashkë me Jonën dhe Matildën të bënin 20 xhiro shpejt e shpejt, duke qeshur’. Arditi gjatë gjithë kohës e thërriste ne epitete si ‘bombona’ apo ‘nektarina dhe karamele’, por Valeri vazhdonte të mbante gjallë debatin mes tyre, pa vështirësi. Në oborr bashkohet edhe Jona me Meridianin, të cilët Valeri i nxiti, duke u thënë se grupi tjetër kishte vjedhur stilin e tyre. Gjatë kohës që qëndronin në oborr, Meridiani nis të ngacmojë Jonën me duar, duke dashur ta tërheqë drejt vetes, por Valeri nuk e lejoi, duke e tërhequr edhe ai nga vetja. Meridiani me të qeshur i kërkon të heqë duart nga ajo, por Valeri kundërshton duke i thënë se ai ’duhet të heqë duart se është burrë i fejuar’, duke vazhduar të qeshin me njëri-tjetrin dhe të ngacmojë grupin tjetër gjatë kohës që tërhiqnin bllokun mbi dërrasa.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment