Valeri ngacmon banorët për debat, “Jam shumë energjik, nuk më kanë mbaruar bateritë akoma”

Banorët kanë dalë në oborr dhe bisedojnë qetësisht mes njëri-tjetrit. Valeri duke u marrë me punët e tij, herë pas here kur kalon nëpër oborr ngacmon me ironi, por edhe drejtpërdrejt banorët, për të nxitur debate, por ata qeshin dhe i kthehen me shaka. “Hajde debatoni pak me njëri-tjetrin, se boll u kam dhënë material të merreni me mua” u thotë Valeri, ndërsa të tjerët qeshin. “Pse qeshni, thash ndonjë gjë për të qeshur unë?!” thotë Valeri ndërsa Jona i thotë “po ti je i gjithi për të qeshur”. Valeri më pas nis t’i kap një e nga banorët. Nevila ndodhet në pishinë dhe Valeri i thotë ‘tani po zhvishesh ti, apo erdhi finale dhe prandaj po e bën, lëre se e kuptova”. Jonës Valeri i thotë “po ti pasi s’lamë që pa thënë po më puth tani, kjo tregon pafytyrësi”. Arditit i thotë “ti nga shkodran ma këndo pak “eja, eja lule borë” sepse besoj se di ta këndosh këtë ti” dhe të gjithë qeshin. Ndërsa po ashtu e ngacmojnë me shaka për ato që i kanë thënë nëpër debatet e mëparshme. Visari i thotë ‘skuth, ndërsa meridiani i thotë se ai po e kërkon vëmendje”. Valeri largohet për një moment dhe shkon në dhomën e gjumit. Pas tij shkon edhe visari i cili e pyet se çfarë ka që po mundohet të debatojë me të gjithë. Valeri i thotë “asgjë s’kam, jam karikuar se ju mendoni se më mbaruan bate4ritë, por jo, jam shumë energjik sot”. Më pas Valeri del përsëri në oborr dhe i ngacmon përsëri banorët duke u munduar të debatojë me secilin prej tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment