Valeri mes lotëve, rrëfen humbjen e vëllait të tij dhe aksidentin me energjinë elektrike

Arbana lidhet me shtëpinë dhe fton Valerin në dhomën e rrëfimit. Arbana fton Valeri të ndjekë në monitor një klip, ku mes lotëve Valeri rrëfen historinë e dhimbshme të humbjes së vëllait të tij. Ai tregon se vëllai i tij është mbytur në moshën 17-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të papërshkueshme për prindërit e tij dhe për të. Valeri rrëfen sesa herë kujton dhe flet për humbjen e vëllait të tij, i ndodhin të njëjtat ndjesi. Ai tregon se në momentin që nuk e kishte më vëllanë, shikonte mamanë dhe babanë e tij si asnjëherë tjetër. Mes lotëve, Valeri thotë se edhe pse fëmijë ka shprehur mbështetjen ndaj prindërve të tij, në një moment aq të vështirë për ta. Valeri rrëfen se në fëmijërinë e tij ka pësuar një aksident me rrymë elektrike. Ai tregon se nuk e mban mend mirë sesi ka ndodhur ngjarja, por mamaja e tij ka përjetuar gjithë skenën. Mamaja e Valerit është afruar pranë tij për ta shpëtuar, sepse ai po digjej nga energjia elektrike. Valeri rrëfen se kur ka shpëtuar dhe është përmendur ka parë duart e tij të djegura. Ai pranon se nuk i ka rrëfyer këto histori brenda shtëpisë, sepse nuk ka dashur që ta vlerësojnë për historitë e tij, por për forcën që tregon. Valeri thotë se shenjën në dorë nuk e quan defekt, por sa herë e shikon merr forcë dhe falënderon zotin që ende jeton. Arbana lë në ankth Valerin në dhomën e rrëfimit, duke mos i treguar se djali i tij ka ardhur në shtëpi ta takojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment