Valeri kryen provën e ndarjes së mbeturinave

Pas rënies së gongut, Valeri ishte banori që u ngrit nga gjumi për të kryer provën e përditshme të ndarjes së mbeturinave. Ai shkoi në kuzhinë ku nisi të paketonte çdo qese, duke i çuar më pas në oborr e duke i ndarë sipas koshave përkatës. Më pas, ai shkoi në magazinë, ku mori qeset e reja për t’i vendosur në koshat e kuzhinës. Pasi e përfundoi provën me sukses, brenda afatit të përcaktuar, ai nuk harroi të përgatiste ushqimin për zogjtë, të cilët mblidhen jashtë oborrit çdo mëngjes. Pasi e la ushqimin e tyre në oborr, ai u kthye sërish në shtrat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment