Valeri ia arrin qëllimit, vë në lëvizje gjithë shtëpinë

Pasi ngacmon disa nga banorët, valeri ia arrin qëllimit dhe vë në lëvizje gjithë shtëpinë. Banorët përfshihen ose në debat me të, ose duke ironizuar e tallur valerin, ose duke bërë thashetheme kundër tij. Meridiani dhe Jona shkojnë në dhomën e ndenjies dhe fillojnë të komentojnë ato që tha Valeri kundrejt banorëve të tjerë, por komentojnë edhe debatin që Mikela pati më parë me Meridianin dhe ky i fundit, përveç saj edhe me Valerin. Meridiani thotë se Valeri tashmë po kërkon vëmendje dhe po ia arrin pasi po bën banorët që të flasin për të. Vetë Valeri ngacmon me ironi Arditin duke i thënë fillimisht se ai nuk di të këndojë as “eja, eja lule borë” që është një ndër këngët më të njohura shkodrane dhe më pas e ngacmon në lidhje me Julianën dhe lojën e tij. Valeri akuzon Arditin se ka bërë gjithçka për lojë brenda shtëpisë. “Çfarë nuk do bëje që të fëlliqte ty, për të fituar 100 milionëshin?” i thotë Valeri, ndërsa Arditit i përgjigjet “vetëm po të bëja si ty do fëlliqesha”. Valeri e ngacmon edhe në lidhje me Julianën duke “gjete këtë që donte burrë dhe që është shumë e mirë, por që të pranoi dhe u lidhe me të për 100 milionë”. Arditit ka thënë se për 100 milionëshin e çmimit të madh të Big Brother do të bënte gjithçka për të fituar këtë lojë dhe Valeri e ironizon në këtë pikë. Ndër të tjera Valeri ngacmon çiftin duke u thënë se ata po luajnë telenovele me lidhjen që kanë krijuar. Ata i kundërvihen dhe pas disa minutave debat ku Arditit i thotë Valerit se ai po sillet në këtë mënyrë vetëm për të shpëtuar nga eliminimi. Pas debateve në oborr Valeri shkon në dhomën e ndenjies dhe diskuton aty me Meridianin dhe Jonën për ngacmimet që u bëri banorëve të tjerë. Ndërsa ai flet për banorët e tjerë, të gjithë në oborr komentojnë valerin dhe ato që ai u tha secilit prej tyre. Në këtë mënyrë Valeri vë në lëvizje të gjithë banorët që tashmë flasin për të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment