Valeri “Do të bëj një surprizë, por vetëm Jonës po ia them”, - Arditi “Mendohu dy herë”

Jona dhe valeri fillojnë të këndojnë me zë të lartë, ndërsa banorët e tjerë i ngacmojnë duke u thënë se ata nuk dinë të këndojnë. Në këtë mënyrë për disa minuta me radhë, banorët bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Visari i thotë Valerit “edhe gjyshja ime që i ka 93 vjet, këndon më mirë se ti”, ndërsa Jona i thotë Visarit dhe të tjerëve, unë dhe Valeri këndojmë për qejfin tonë, ua kemi lënë juve që keni talent e i bëni të gjitha që t’ju bëjnë oferta”. Më pas Valeri duke u ngacmuar me Arditin i thotë këtij të fundit se ka në plan që t’i bëj një surprizë. “do të të bëj një surprizë” i thotë valeri Arditit, por ky i fundit e sheh me dyshim këtë gjë dhe duket se i druhet faktit se mos Valeri përdor ndonjë nga historitë që Arditi ka treguar brenda shtëpisë, për ta vënë në pozitë të vështirë. “Unë them që të mendohesh dy herë, për atë që do bësh” i thotë Arditi Valerit. Valeri e pyet Arditin se për çfarë dyshon ai se mund të bëhet fjalë dhe Arditi i përgjigjet “mendoj se do nxjerrësh diçka, që unë mund t’ua kem thënë vetëm dy-tre vetëve këtu brenda”. Valeri i thotë “mos më gjyko dhe mos u mundo kot, se nuk ta them se për çfarë bëhet fjalë, por ti ngaqë nuk më njeh mendon se mund të jetë diçka e keqe për ty”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment