Valeri dhe Jona zgjojnë Visarin dhe Meridianin. Përgatisin mëngjesin

Valeri menjëherë pas dushit shkoi në dhomë e gjumit, ku u vesh dhe nisi të ngacmonte Jonën,duke e quajtur ‘skuthe’ , por ajo nuk reagoi ndaj tij. Jona, pasi u zgjua vetë, tentoi të zgjonte edhe Visarin , i cili vazhdonte të flinte ende. Ajo u përpoq së bashku me Valerin të zgjonin Visarin, duke i hequr jorganin dhe duke e tërhequr nga këmbët. Visari u zgjua me përtesë dhe pasi gjuajti Valerin me të qeshur, puthi dhe përqafoi Jonën. Duke qenë se tentativa e tyre rezultoi e suksesshme , ata u drejtuan të dy për në dhomën e Meridianit, duke tentuar ta zgjojnë si Visarin dhe ai u bind shumë shpejt, duke u çuar menjëherë nga krevati. Ata shkojnë të gjithë në kuzhinë për të gatuar mëngjesin. Gjatë asaj kohe, ata nisin të komentojnë ndryshimin e Nevilës, lidhur me zgjimin e saj herët, krahasuar me ditë përpara dhe humbjen e provës, duke komentuar se si askush nuk ishte zgjuar. Pas kësaj ata ndihmuan njëri-tjetrin duke ndarë punët dhe duke përgatitur mëngjesin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment