Valer-Jona-Visar për Julianën dhe Meridianin

Jona dhe Visari shtrihen të flenë, duke biseduar mes tyre. Jona mendon se Visari ka pasur avantazh kur ka hyrë në shtëpi, sepse kishte mundësinë t’i shikonte nga jashtë banorët dhe të pozicionohej mirë. Ajo thotë se ai duhet t’i shikonte mirë grupet dhe pastaj të shkonte atu ku të donte. Visari thotë se avantazhi i vetëm që ka shfrytëzuar, ka qenë të dëgjonte banorët nga jashtë dhe të kuptonte se kush ishte i zgjuar dhe kush jo. Jona i thotë Visarit se nëse do i kishte parë mirë banorët nga jashtë, ai nuk do rrinte javën e parë vetëm me Julianën. Ajo mendon se Visari ka humbur kohë duke qëndruar me Julianën, por Visari e mohon këtë fakt. Ai donte të shikonte, sesi do sillej Juliana me të. Visari thotë se ai ka ndejtur me Lorin, Violën dhe Meridianin. Ai shpreh keqardhje për daljen e Violës, duke thënë se më mirë të kishte dalë Juliana. Jona thotë se nuk e kupton pse Viola e ka pasur inat dhe shpesh fliste keq për të. Biseda zhvendoset tek Meridiani. Jona thotë se ai nuk është shumë i zgjuar. Valeri vjen në dhomë dhe i bashkohet bisedës së tyre. Ai thotë se Meridiani i jep shumë rëndësi vetes. Valeri shprehet se Meridiani është personi i parë që fluturon me presh, sapo dëgjon një kompliment. Banorët flenë gjumë. Nevila dhe Juliana pinë cigare në oborr. Juliana thotë se e premtja do jetë shumë e bukur dhe plot surpriza. Ajo mendon se Visari dhe Enkelejdi, janë banorët që rrezikojnë më humb nga nominimi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment