“Vajzat kundër Djemve”, - lojë nga Vëllai i Madh

Erdhi koha e drekës për banorët. Ata kanë harxhuar shumë energji pas diskutimeve të zjarrta të mbasdites dhe drejtohen drejt kuzhinës për të përgatitur për të ngrënë. Më vonë mbërrin Nevila me Visarin me një tabelë në dorë dhe me një njoftim nga Vëllai i Madh. Ata thërrasin të gjithë banorët që të mblidhen. Visari dhe Nevila lexojnë përshkrimin e lojës. Do të luani vajzat kundër djemve me një lojë shumë të thjeshtë me disqe dhe gota plastike. Loja luhet me dy lojtarë njëkohësisht. Me një komandë të thjeshtë, lojtarët heqin disqet nga mbajtësja dhe nisin t’i lëshojnë nga lartësia e tavolinës mbi një gotë plastike të mbushur me ujë. Niveli i lëshimit duhet të jetë mbi nivelin e tavolinës. Në momentin kur disku i lëshuar mbi gotë, ai ose ajo që e ka lëshuar, e ka fituar atë duel. Nëse asnjë nga të dy lojtarët nuk arrijnë në një pikë me 20 disqe, rimblidhen disqet dhe loja fillon edhe njëherë nga fillimi. Loja do të zhvillohet si një kampionat. Fillimisht, secili nga djemtë sfidon të gjitha vajzat në duel tek për tek. Pastaj secila nga vajzat sfidon djemtë në duel tek për tek. Shembull: Ta zëmë, fillon Valeri dhe mund një nga vajzat por mundet nga tre prej tyre. Në tabelë shkruhen 3 pikë për vajzat dhe 1 pikë për djemtë. Kështu vazhdohet me tre djemtë që ndeshen me secilën nga të katër vajzat. Më pas e kanë radhën vajzat të sfidojnë secilin nga djemtë. Të gjitha pikët shënohen në tabelë, e cila në përfundimin të lojës nxjerr fitues Djemtë ose Vajzat. Tabela në fund të lojës do të ketë pamjen sipas modelit që i ka ilustruar Vëllai i Madh në këtë njoftim. Nëse rezultati del i barabartë loja fillon nga e para. Për humbësit, VËLLAI I MADH ka menduar një ndëshkim, që do të komunikohet pasi të kenë kryer lojën. Vëllai i madh i uron suksese! Banorët përgatiten për lojën dhe rregullojnë ambientin që ajo të zhvillohet sa më mirë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment