Tregojnë ëndrrat që kanë parë dhe përgatisin mëngjesin

Juliana, Enkelejdi dhe Nevila, bisedonin në oborr për ëndrrat që kishin parë, duke ia treguar njëri-tjetrit dhe duke folur për surprizat që mund të kenë gjatë spektaklit. Gjatë asaj kohe, Nevila shkon pranë zogut, për ta kontrolluar dhe me trishtim ajo u thotë banorëve se zogu ka ngordhur! Ajo e merr në duar, duke vazhduar të shprehë trishtim për atë që po shihte. Jo vetëm ajo, por edhe banorët e tjerë që ishin të pranishëm ndjehen keq. Ndërkohë, nga ana tjetër, Jona që kishte mbaruar së bëri dush, bisedonte me Valerin për grupin e ‘legensave’, duke shprehur habi, se si ata ishin zgjuar aq herët, ditën e sotme. Po sot është dita spektaklit, normal që do zgjohen - ia kthen Valeri, i cili i shpjegoi se ai vetë parapëlqente të qetësohet përpara spektaklit, duke shtuar se në drekë, do të flinte sërish. Pas kësaj, ai shkoi të bëjë dush, njëherësh me Nevilën, duke luajtur me ujin gjatë kohën që laheshin. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve përgatisnin mëngjesin qetësisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment