Thashetheme kundër Valerit dhe Arditit

Pas realizimit të provës së sëndukut, banorët ndahen në dy grupe dhe nisin thashethemet. Arditit me grupin e tij dalin në oborr, ndërsa grupi tjetër qëndrojnë në dhomën e ndenjies. Visari shkon sa në oborr e sa në dhomën e ndenjies dhe përfshihet herë pas here me diskutimet e të dyja palëve. Ajo që bie me shumë në sy është fakti se thashethemet zhvillohen kryesisht kundër Valerit dhe Arditit. Jona, Meridiani dhe Valeri flasin kundër Arditit, por edhe Nevilës e Julianaës. Arditi dhe Nevila thonë se Valeri mundohet që për lojë të nxjerrë keq banorët e tjerë e në veçanti ata të dy, ndërsa nga ana tjetër Valeri thotë se ai nuk përpiqet të nxjerrë të keq askënd, por të nxjerrë në pah atë që banorët janë në të vërtetë. Arditi vazhdon të komentojë veprimet e Valerit si të gabuara, por njëkohësisht flet edhe kundër Jonës dhe Meridianit që e e mbrojnë në debate kundër tij. Valeri po ashtu vazhdon të komentojë shprehjet e Arditit dhe mendimeve të tij u bashkohet edhe Meridiani e Jona. Arditit thotë se Valeri shtiret, ndërsa Valeri thotë të kundërtën. Ai thotë “unë jam ky që jam që nga fillimi, ndërsa këta kanë zgjedhur të shtiren dhe këtë e vërtetën ndryshimi këto javët e fundit” dhe në këtë pjesë ai flet edhe për Nevilën. Meridiani po ashtu thotë se Arditit është paragjykues dhe për gjëra të cilat i bën vetë. “Ai harron që në Shkodër para pak viteve burrat nuk veshin pantallona të shkurtra dhe as nuk vënë vath, sepse paragjykohen si gay” thotë Meridiani. Thashethemet e banorëve zgjasin disa minuta me radhë, ku përsërisin të njëjtat argumente dhe rikujtojnë shumë nga debatet e kaluara që nga fillimi i edicionit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment