Surprizë për Mikelën, takon mamanë e saj

Arbana fton Mikelën të shohë një klip, ku shfaqet edhe mamaja e Mikelës, e cila tregon letërkëmbimet mes saj dhe vajzave, gjatë jetesës larg njëra-tjetrës. Mikela preket dhe qan, teksa shikon mamanë e saj në klip, por edhe banorët e tjerë që e shikojnë nga dhoma e ndenjies. Arbana pyet Mikelën për letërkëmbimin me nënën e saj. Mikela tregon se mamaja e saj ka ikur në vitin 1997 në Greqi dhe mbas atyre viteve kanë folur përmes letrave. Në një moment mamaja e Mikelës hyn në dhomën e rrëfimit,e cila mban në duar kekun e saj të preferuar. Mikela ngrihet dhe e përqafon mamanë e saj. Mamaja e Mikelës tregon vështirësinë kur kanë qenë larg, duke pranuar se i ka bërë më të fortë. Ajo rrëfen se kur ka qenë larg, Mikelës i ka rënë barra më e madhe në familje. “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”, thotë Mikela. Mikela dhe mamaja e saj qëndrojnë bashkë dhe për disa minuta. Më pas Mikela e përqafon dhe ndahen, pasi ka ardhur koha për t’u larguar. Mikela del nga dhoma e rrëfimit, teksa të gjithë banorët dalin dhe e presin duke e përqafuar. “Nuk ma merrte mendja që do vinte”, thotë Mikela, ndërkohë që banorët e komplimentojnë për paraqitjen e mamasë së saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment