Starton spektakli, gjysmëfinalja e Big Brother Albania 7

Arbana hyn në studio, duke përshëndetur publikun, opinionistin Armand Pezën dhe banorët e eleminuar tashmë nga shtëpia, duke nisur kështu natën live gjysmëfinale të spektaklit Big Brother Albania 7. Arbana kujton se televotimi është ende i hapur, për dy prej banorëve të shtëpisë, Mikelën dhe Valerin. Njëri prej tyre do të largohet sonte shtëpinë, duke humbur mundësinë për të qenë finalist, por edhe duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh 100 milionë lekë. Arbana pyet opinionistin se kush do të dalë sonte. Mandi shprehet se kushdo që të dalë do të ndjejë humbje, Mikelën për urtësinë e saj dhe Valerin për gjithçka që ka dhënë në shtëpi. Ai nuk thotë se kush mendon se do të shkojë në finale.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment