Shijojnë muzikën; Jona-banorëve: “Çfarëdo të ndodhë ju dua fort, ishte kënaqësi që ju njoha”

Vëllai i Madh ka vendosur muzikë të qetë në shtëpi dhe vetë banorët kanë rënë në qetësi. Ata tashmë i kanë bërë gati valixhet dhe një pjesë e tyre edhe rrobat që do të veshin sonte gjatë spektaklit. Banorët ndodhen në dhomën e gjumit dhe një pjesë e tyre kanë rënë të flenë. Pjesa tjetër bisedojnë qetësisht. Bisedat kryesore lidhen me eliminimin e sotëm dhe me surprizat e mundshme që do të ndodhin gjatë spektaklit. Jona i thotë Visarit “Nëse dal unë, ose ti, mos më harro” dhe Visari i thotë “as ti mos më harro”. Pranë tyre ndodhet Mikela të cilën gati po e merr gjumi. Jona ngacmon Meridianin dhe i thotë të shkoj lart tek dhoma e Julianës, se do e marrë malli për të. Meridiani i thotë se ajo duhet të qaj hallin e saj dhe jo të të tjerëve. Jona i thotë sërish nëse do të shkojë tek dhoma e Julianës, por Meridiani bezdiset dhe i kërkon ta lërë rehat. Jona shtrihet tek krevati i Meridianit. “Thashë mos dojë të vulosje ndonjë gjë”, thotë ajo, me ironi për mbrojtjen e tij ndaj Julianës. Në një moment Jona u thotë banorëve: “Gjithsesi çfarë do që të ndodhi, ju dua fort të gjithëve. Ishte kënaqësi që ju njohja”, thotë Jona. Valeri dhe Mikela u thotë t’i lërë sentimentalizmat , se pas dy javësh do takohen të gjithë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment