Përgatisin mëngjesin dhe nisin provë; Visari: ‘Arditi duket më i dashuruar me Valerin, se me Julianën’

Pasi u zgjuan, Enkelejdi dhe Visari dalin në oborr dhe nisin të bisedojnë në lidhje me bluzën e ‘fantazmës’ dhe reagimin e Meridianit. Visari i kërkon Enkelejdit të mos tregojë që ka qenë ai. Pasi Enkelejdi i jep fjalën, ata nisin të flasin për sjelljet e Valerit, duke e quajtur me të qeshur ‘zogu’ dhe duke diskutuar nëse ai jashtë asaj shtëpie sillet njësoj. Enkelejdi shprehet se ‘ai nuk është çun i keq, por shumë gjëra aty i bën qëllimisht që t'iu fusë xixat’. Visari e aprovon duke shtuar se ‘edhe ai bën gjëra të qëllimshme aty brenda, që t’i nervozojë banorët’, siç ishte edhe rasti i fundit, ai i bluzës. Visari nis të komentojë Arditin që sipas tij ‘duket më i dashuruar me Valerin se me Julianën’ , pasi sa herë zgjohet gjumi, gjëja e parë që bën, është të ngacmohet me Valerin . Ndërkohë, në kuzhinë Meridiani dhe Jona gatuanin mëngjesin, ndërsa Valeri lante enët. Me të përgatitur mëngjesin, ata ulën të gjithë për të ngrënë, duke komentuar Arditin në lidhje me menaxhimin e keq të zënkave dhe diskutimeve që ai bën shpesh me Valerin. Pasi përfunduan mëngjesin, Valeri vendos të zgjojë pjesën tjetër të banorëve, që vazhdonin të ishin ende në gjumë. Jona dhe Meridiani i sugjeruan t’i zgjonte me zhurmë, por Valeri vendosi t’i zgjojë qetësisht. Pasi u zgjuan nga gjumi edhe Nevila dhe Juliana, bie dhe gongu për nisjen e provës së mozaikut, dhe ata nisin menjëherë punën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment