Nisin ditën me këngë e me valle. Jona i tregon ëndrrën Julianës...

Pas ndezjes së dritave, në dhomat e gjumit u vendos muzikë për banorët. Valeri dhe Meridiani nisën ditën me valle, duke e nisur nga dhoma deri në oborr. Ata kërcyen edhe këngë të tjera në oborr, së bashku me Meridianin, ndërsa Mikela i shoqëronte nga brenda shtëpisë. Duke ruajtur frymën e mirë, ata përgatiteshin për të nisur ditën, ndërkohë edhe pjesa tjetër vazhdonte të zgjohej. Visari, pas zgjimit u përshëndet dhe u përqafua me Jonën, siç bëjnë çdo mëngjes. Pasi u veshën, shkuan drejt kuzhinës, ku disa nisën të gatuajnë mëngjesin. Banorët po vuanin mungesën e kafes, përveç Julianës, së cilës ia kishte ruajtur Visari. Jona i tregoi Julianës ëndrrën që kishte par ë me të, sikur Arditi zihej me një mashkull tjetër për Julianën, ëndërr të cilën Juliana zgjodhi të mos e ineterpretojë. Ndërkohë një pjesë e banorëve kishte dalë në oborr duke biseduar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment