Nevila: “Valeri dhe Meridiani kanë ndërruar rolet”, Juliana: “Mos njihen që jashtë?”; Komente për Visarin

Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Juliana dhe Nevila bisedojnë në dhomën e gjumit të katit të dytë. Vajzat flasin për raportin e tyre të miqësisë, duke pranuar se asnjëra nuk e kishte menduar një gjë e tillë. Nevila dhe Juliana fillojnë të komentojnë Meridianin dhe Valerin. Juliana mendon se Meridiani ka ndryshuar, sepse nuk ka pasur të njëjtën sjellje nga fillimi. Nevila thotë se edhe Valeri ka ndryshuar sjellje. Madje, Nevila aludon dhe thotë se ata të dy kanë ndërruar rolet. Juliana dyshon se Valeri dhe Meridiani njihen që jashtë. Më pas dy vajzat flasin për banorët, të cilën hynë më vonë në shtëpi. Juliana thotë se Katerina i ka pëlqyer menjëherë, kurse Nevila thotë se ditën e dytë ka biseduar me të dhe janë munduar të afrohen. Nevila rrëfen se Visari i ka thënë se e ka pëlqyer që jashtë, për tipin që kishte. Ajo pranon se e ka pëlqyer Visarin në fillim, se iu duk shumë tip sportiv. Vajzat komentojnë qëndrimin e Visarit në shtëpi. Juliana thotë se ai është dobësuar shumë, në krahasim me ditën e parë që ka hyrë. Nevila mendon se Visari është dobësuar, që pas të premtes që e la Lori në spektakël. Ajo thotë se nuk e ka pëlqyer sjelljen e Visarit të premten, kur ka debatuar me Arditin, pasi po kapej për gjëra të Jonës dhe Valerit. Nevila shprehet se ndonjëherë Visari duket sikur fryhet nga të tjerët. Ajo tregon se ia ka thënë disa herë Visarit, por ai nuk e pranon që flet me fjalët e Valerit. Më pas banorët flenë të gjithë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment