Nevila: “ Nuk kam thënë asnjëherë as o ma, as o ba”!

Banorët pas shumë diskutimeve për nominimet dhe mendimet që kanë për njëri-tjetrin flasin me Nevilën për surprizën që ajo pati mbrëmë dhe për faktin se nuk i erdhi nëna e saj. Meridiani mendon se tani që Nevila e ka takuar duhet ta bëjë pjesë të jetës së saj. Nevila thotë se nuk është kaq e lehtë për të, edhe pse nëna nuk i erdhi dje një letër që mund ta kishte shkruar nuk do t’i kushtonte asgjë. Nevila tregon se nëna e saj nuk ishte në pozicionin e duhur për të ardhur, ajo akoma nuk e ka pyetur për shumë gjëra dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur realisht me të. Por ajo priste që të paktën një letër ku t’i thoshte që e ndjek. Meridiani mendon se nëna e saj ndihet fajtore duke e parë sa shumë është rritur Nevila. Nevila është akoma shumë e ndjeshme ndaj mbrëmjes dhe surprizës së mbrëmshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment