Nevila – Arditi bisedojnë si dy miq të vjetër!

Të ulur në verandë, Nevila me Arditin bisedojnë si shokë për gjëra të ndryshme. Ata flasin për debatet e mbrëmshme dhe për banorët. Nevila flet për bashkëpunimin gjatë lojërave nga Vëllai i Madh, asaj i është dukur se kanë bashkëpunuar vetëm në pak raste. Arditi thotë se vërtet disa lojëra i ka marrë me përtesë, por në momentin që i ka filluar është përfshirë i gjithi. Arditi kujton fëmijërinë dhe një mësuese që i ka thënë: “kur të dalësh në jetë do t’i hash disa shpulla nga jeta”. Dhe vërtet kështu ka ndodhur. Por ai është i lumtur që nuk e ka përfshirë familjen e tij në këto ndodhi. Arditi tregon se vitet e fundit ka bërë një jetë sikur ka qenë vetëm, pa familjen. Afër i kanë ndejtur një shok dhe djali i hallës. Arditi i thotë Nevilës se e kupton atë, dhe se vjen një moment në jetë që shoqëria nuk ta mbush boshllëkun që ke. Pavarësisht nga ato që i kanë ndodhur Arditi ndihet i fortë për të ecur përpara. Nevila flet për shoqërinë që do ketë me banorët kur të mbarojë Big Brother. Ajo thotë se do ti takojë sa herë të ketë mundësi, sidomos banorët që do jenë në Tiranë. Por gjithsesi ajo do të mbajë kontakt pothuajse me të gjithë. Nevilës i pëlqen ideja se do mblidhen të gjithë bashkë për tre ditë, dhe do kalojnë bashkë. Nevila është e sigurt që me një pjesë të banorëve këu do ketë goxha shoqëri. Por nga ana tjetër, Nevilën e ka marrë malli për të gjithë njerëzit jashtë, dhe mbase për disa kohë nuk do i takojë banorët e BB. Asaj i mungojnë dhe shëtitjet që bënte vetëm, sepse e qetësonin dhe i shijonte shumë. Nevila thotë se e ka shijuar qëndrimin në shtëpinë e Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment