Ndizen dritat, Valeri zgjohet i pari, -Jona dhe Juliana flasin për Enkelejdin dhe nominimet

Vëllai i Madh ndez dritat në dhomat e gjumit dhe vendos muzikë në sfond. Banori i parë që zgjohet është Valeri. Pasi zgjohet, Valeri shkon në dhomën e rrëfimit dhe kthehet nga aty me bateritë e reja të mikrofonëve. Ai shkon pranë çdo banori për t’i ndërruar bateritë e mikrofonit dhe përshëndetet me ta. Banorët fillojnë ta zgjohen njëri pas tjetrit. Pasi zgjohen të gjithë nisin të merren me punët e tyre personale dhe më pas nisin edhe bisedat e para. Juliana dhe Jona pasi zgjohen dalin në oborr dhe duke biseduar fillojnë të flasin për nominimet dhe eliminimin e Enkelejdit. Jona thotë se nuk beson që të dalë Valeri, por Juliana thotë se asaj nuk i dihet sepse publiku ndoshta i sheh gjërat ndryshe nga jashtë, ndërsa banorët brenda e shohin njëri-tjetrin ndryshe. Më pas jona thotë se ajo e parashikoi se do të dilte Enkelejdi, sepse ai kishte disa kohe që ishte në gjumë. “Unë ju dua fort të gjithëve, por nëse s’do ishte Enkelejdi mbrëmë do kishe dalë ose ti, ose Arditit” thotë Jona, ndërsa Juliana nuk i jep përgjigje. “Enkelejdi nuk ishte shumë aktivë nëpër debate, prandaj doli mendoj unë” thotë Juliana. Më pas vajzave u bashkohet Valeri dhe Juliana nis të bisedojë për surprizat që ka marrë gjatë Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment