Ndeshje në pishinë -Pas një kohe të gjatë, festa mbaron

Në shtëpinë e Big Brother vazhdon festa me shkumë. Vëllai i madh ka vënë në dispozicion të banorëve muzikën dhe shoqëron festën e tyre me birra “Peja”. Për një kohë të gjatë banorët argëtohen duke luajtur me shkumë dhe herë pas here edhe duke u hedhur në pishinë. Ata kanë lënë pas debatet dhe argëtohet të gjithë bashkë. Jona dhe Juliana që kanë pasur edhe debate të forta mes tyre, vendosin të bëjnë një ndeshje në pishinë. Jona hipën në qafën e Valerit, ndërsa Juliana mbi qafën e Meridianin. Pjesa tjetër e banorëve qëndrojnë përreth pishinës duke bërë tifozllëk për njërën apo për tjetrën. Ndeshja fillon dhe dy djemtë afrohen. Juliana dhe Jona nisin të shtyjnë njëra-tjetrën dhe pas pak Jona arrin të rrëzojë Julianën. Nuk vonon shumë dhe pasi rifillon ndeshja, është Juliana që rrëzon Jonën në ujë. Ndeshja mes vajzave përfundon me barazim dhe një përqafim mes tyre. Më pas të gjithë vazhdojnë festën me shkumë. Festa zgjat për gati dy orë, ku banorët argëtohen pa masë dhe më pas festa mbaron dhe banorët futen brenda në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment