Mikela-Valerit: “Ti bën intriga”; Juliana-Arditi puthje dhe përqafime

Pasi lahen dhe argëtohen në pishinë, banorët shkojnë të gjithë në tualet dhe lahen në dush. Më pas banorët shpërndahen nëpër dhomat e gjumit. Mikela, Jona dhe Valeri bisedojnë mes tyre. Visari i ngacmon, duke u thënë se ata po bëjnë thashetheme. Në një moment Juliana zbret nga dhoma e katit të dyst dhe Visari mban hopa. “Kujdes se të sheh Arditi”, e ngacmon Jona. Juliana thotë se ata janë çift bashkëkohor, kurse Visari thotë se ata kanë vetëm lidhje shoqërore mes tyre dhe nuk po bëjnë asgjë të keqe. Mikela ngacmon Valerin, duke e pyetur sesi e ka kaluar ditën sot. Ajo e sqaron se e quan intrigant, sepse ka të panjohura rreth tij. Valeri thotë se ai nuk është natyrë intrigante. Mikela e quan intrigant, në kontekstin e atyre që bën, sepse le të panjohura. “Ti thua dhe bën gjëra, pastaj thua hajt se do ti merrnin vesh”, i thotë ajo, Valerit. Më pas biseda kalon tek fshati, teksa Valeri tregon për fshatin ku jeton. Jona llogarit edhe sa ditë kanë mbetur nga finalja e Big Brother-it. Mikela thotë se tani po mbarojnë intrigat dhe “dallaveret”. Jona mendon se edhe debatet po bëhen kot, sepse mezi gjejnë arsye për t’u kapur me njëri-tjetrin. Mikela vlerëson eksperiencën në shtëpi. Në dhomën e gjumit të katit të dytë, Arditi është shtrirë në krevat dhe Juliana shkon pranë tij. Arditi e puth në ballë, ndërsa ajo e përqafon. Juliana hidhet sipër Arditit dhe bën shaka me të. Ata përqafojnë dhe luajnë në krevat, ndërkohë që shkëmbejnë puthje mes tyre. Juliana i kërkon Arditit t’i bëjë cigare. Ai i thotë se nëse Juliana fle më të, ai do dalë të pinë cigare. Juliana e puth, si për t’i thënë “po” dhe më pas të dy dalin në oborr.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment