Mikela: “Valeri është i kundërti im”, Valeri: “Mikela u kujtua vonë të fliste”

Arbana pyet Mikelën dhe Valeri se përse duan të dalë kundërshtari. Mikela thotë se dëshiron të dalë Valeri, pasi është e kundërta e tij në qëndrimin në shtëpi. Valeri thotë se Mikela ka nënvlerësuar që nga dita e parë lojën, pasi kur i erdhi radha të fliste ishte tepër vonë dhe nuk e dëgjoi njeri. Arbana fton banorët të shohin në monitor, një klip ku shfaqet Mikela dhe Valeri, teksa kanë rrëfyer pikat e dobëta dhe të forta të njëri-tjetrit. Mikela dhe Valeri flasin për përballjen mes tyre, gjatë kësaj javë që kanë qenë në nominim. Arbana pyet opinionistin për pikat e dobëta të Mikelës dhe Valerit. Mandi mendon se banorët flasin për shtirje, por ata janë ato që janë. Ai shprehet se Valeri këtë javë ka kundërshtuar çdo gjë vetëm për të rënë në sy dhe kjo është lojë që ai ka zgjedhur. Mandi thotë se Mikela ka dituri, kurse Valeri oratori.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment