Mikela rrëfen historinë e prindërve të saj

Arbana mbyll zyrtarisht televotimin për Mikelën dhe Valerin. Arbana lidhet me shtëpinë dhe fton Mikelën në dhomën e rrëfimit. Arbana e pyet për qëndrimin në shtëpi. Mikela pranon se kaq karaktere të ndryshme nuk i kishte hasur në jetën e saj. Ajo rrëfen mallin për familjarët e saj dhe mungesën për t’u shprehur hapur siç mund të dëshironte. Arbana e pyet për marrëdhënien e saj me familjen dhe faktin se ajo nuk është shprehur shumë në shtëpi. Mikela tregon se deri në një fazë të jetës i ka pasur prindërit afër, por në anën tjetër ajo ka pranuar zgjedhjet e tyre, që kanë bërë në jetë. Arbana fton Mikelën të ndjekë një klip, ku ajo flet për familjen e saj. Mikela rrëfen vështirësitë që kanë hasur prindërit e saj gjatë jetesës së tyre, kur babai është detyruar të shkojë të jetojë në Kosovë, ndërsa mamaja e saj ka vazhduar jetesën në Greqi. Në klip shfaqet edhe mamaja e Mikelës, e cila tregon letërkëmbimet mes saj dhe vajzave, gjatë jetesës larg njëra-tjetrës. Mikela preket dhe qan, teksa shikon mamanë e saj në klip, por edhe banorët e tjerë që e shikojnë nga dhoma e ndenjies.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment