Mikela “Përballjen me Valerin e shoh si finale”

Mikela, Meridiani, Jona dhe Valeri ndodhen ne tavolinat e ngrënies dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Ata flasin ndër të tjera për udhëtimet që do të bëjnë nëpër Shqipëri, për surprizat dhe ato që ndodhën gjatë spektaklit dhe për nominimin e Mikelës dhe Valerit. Fillimisht Mikela flet për Arditin dhe komenton ato që i ka thënë ai gjatë debateve që kanë pasur. Jona vazhdon të thotë se Arditit dhe Juliana nuk e meritojnë të shkojnë në finale dhe se ata duhet të kishin dalë në nominim. Kështu biseda kalon te nominimet dhe Mikela flet për të qenit në nominim me Valerin të cilin ajo në këtë rast e quan si një privilegj. “Unë e konsiderojë finale, ku je përballë një njeriu, aq më tepër kur ai njëri ka sjell furtunë, shtrëngata e mot me shi në shtëpi” thotë Mikela duke qeshur, ndërkohë që përplas dorën me Valerin. Jona thotë “ky është nominimi më i fortë dhe të gjithë u habitëm mbrëmë”. Mikela thotë se ajo e ka vënë re reagimin e banorëve kur Arbana tha emrin e saj dhe të Valerit si të nominuarit e kësaj jave. Kështu për disa minuta ata flasin për nominimet, eliminimet dhe finalen që tashmë është shumë afër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment