Mikela për Arditin: E di mirë që ai fsheh kafetë

Përveç Julianës Nevilës dhe Arditit që vazhdonin të ishin në gjumë, pjesa tjetër shkuan në kuzhinë ku nisën të diskutojnë për rrëmujën që ishte rreth e rrotull tyre, për shkak të party-t një natë më parë. Ata vendosin të përgatisin mëngjesin më ato pak rezerva ushqimore që u kishin ngelur. Lidhur me këtë të fundit, Mikela shprehet, se e dinte kush i fshihte kafetë në shtëpi, duke fajësuar Arditin, si banori që kishte kafe gjithmonë gjatë fundjavës. Ata nisin të komentojnë Arditin në lidhje me konsumimin e ushqimit gjatë natës. Në lidhje me kafetë, ata e komentojnë si banorin që përdor më shumë kafe se të gjithë dhe kjo e bënte të vështirë menaxhimin e kafesë, por edhe të ushqimeve. Gjatë bisedës, ata nisën të flasin edhe për pastërtinë, lidhur me Nevilën, e cila ka refuzuar disa herë të bëjë punë dhe Valerin që konsumonte ujin e pijshëm për të larë fytyrën dhe dhëmbët. Ai sikur është rritur në Paris - shprehet Meridiani për Valerin, ndërkohë që gatuan petulla për mëngjes.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment