Mikela-Nevila komentojnë Valerin; Banorët ngacmojnë Ardit-Juliana; Visari-Jonës: “Je fiks si teto Rita”

Mikela dhe Nevila pinë birra dhe cigare në oborr, por edhe shkëmbejnë biseda mes tyre. Vajzat komentojnë sjelljen e Valerit në shtëpi. Mikela thotë se ai ndryshon shumë shpesh sjellje, pasi çfarë thotë njëherë nuk thotë njëherë. Nevila mendon se ai çdo gjë e bën për të provokuar dhe më pas e thotë mendimin e tij. Mikela tregon se në shumë raste Valeri është munduar të flasë dhe të veprojë kundër banorëve të rinj, që hynë më prapa në shtëpi. Ajo thotë se nuk e ka pëlqyer këtë sjellje të Valerit, pasi banorët e rinj sollën dinamika të reja një shtëpi. Mikela shprehet se Valeri ka ofenduar femrat, duke kujtuar se Lorin e quajti “gomar mashkull”. Ndërsa në dhomën e gjumit, Juliana flet me Arditin. Ai i thotë se pavarësisht të gjithave e ka xhan. Por Arditi i thotë se e shikon sa xhan e ka, pasi e gjuan me çfarë të mundet. Jona, Meridiani dhe Valeri vazhdojnë të flasin mes tyre në dhomën tjetër të gjumit. Jona, Meridiani dhe Valeri hedhin fjalë për Arditin e Julianën dhe ata ua kthejnë nga kati i dytë. Arditi i thotë Valerit se nuk e shikon në shtëpi, por Valeri shprehet se ia ka zënë sytë Xhuli. Arditi dhe Valeri flasin me nënkuptime, ndërkohë që ndërhyjnë edhe banorët e tjerë, duke bërë shaka mes tyre. Visari është në gjumë dhe bie nga krevati, duke shkaktuar të qeshura tek banorët. “Edhe ti si Lori, ju të dy rrëzoheni nga krevat”, i thotë Meridiani. “Fiks për njëri-tjetrin”, e ngacmon Jona. Visari i thotë të flasë për veten, se ka marrë zakon të keq që flet vetëm për të tjerët. “Unë shoh dhe komentoj çfarë të më dojë kokrra e qejfit”, ia kthen Jona. “Normal, se nuk ke çfarë të bësh tjetër”, i thotë Visari. Ai shprehet se Jona është fiks si roli që i dhanë, atë të teto Ritës, tek komedia “Pallati 176”. Banorët fillojnë të flasin për Lorin dhe banorët e tjerë që janë eliminuar nga loja. Ata mendojnë se asnjë nuk është i keq, por varet si merr rrjedhja e debateve dhe e lojës, por edhe pëlqimet e publikut.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment