Mikela largohet nga shtëpia

Arbana pret zarfin e kuq me emrin e banorit që do të largohet sonte nga shtëpia. Banorët mblidhen bashkë në dhomën e ndenjies, ndërkohë që Mikela dhe Valeri qëndrojnë në ankth, për të marrë vesh emrin e banorit të eliminuar. Valeri mban në krahë djalin e tij Dario. Arbana u komunikon se publiku ka vendosur që Mikela është banorja, e cili do të largohet sonte nga shtëpia e Big Brother-it, duke hequr dorë kështu përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh. Mikela merr takon banorët me radhë. Meridiani, Valeri dhe Visari e përcjellin tek dera e kuqe. Valeri i jep Mikelës Darion, teksa ajo del nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment