Mikela dehet, Visari e ngacmon; Banorët komente për të

Duket se Mikela gjatë festës ka konsumuar një sasi më të madhe sangria, se banorët e tjerë. Prandaj Visari e ngacmon tërë kohës me batuta dhe shaka, për të kuptuar nëse është dehur apo jo. Mikela thotë vazhdimisht se nuk është e dehur, por Visari vazhdon ngacmimet e tij. Mikela bisedon me banorët në sallon, duke pirë ende sangria. Ajo flet por i lë fjalitë përgjysmë, kurse Visari e ndërpret dhe nuk e lë të flasë. Banorët e tjerë qeshin me reagimet e Mikelës. Mikela vazhdon bisedën e saj, ndërkohë që Jona thotë se nuk po kupton asgjë. “Je bërë si Valeri”, i thotë Visari, pasi po flet shumë, por nuk po e kuptojnë. Ai ia merr sangrian nga dora dhe pasi ha vetë mollë, ushqen dhe Mikelën, duke folur në emrin e saj. “Sa seksi po dukeni”, thotë Valeri, ndërsa Visari vazhdon ta ngacmojë Mikelën. Visari këmbëngul aq shumë, sa fton Mikelën të ecë në një vijë të drejtë, për të parë sa e dehur është. Mikela ecën dhe në një moment i mbahen këmbët, teksa banorët qeshin me të. “Hajt se nuk kam për t’i dhënë makinës”, thotë ajo. Visari qëndron i përqafuar me Mikelën dhe të dy fillojnë të ngacmojnë Valerin, duke bërë shaka me të. Valeri u mban lojës dhe vetëm qesh me Mikelën, ndërsa Jona uron që Vëllai i Madh të sjellë përsëri sangria. Visari i thotë Mikelës kujdes me duart, por ajo mbrohet duke thënë se ai beqar është. Banorët vënë re ndryshimin e Mikelës dhe komentojnë faktin se ajo ka pirë. Jona i thotë Visarit se ajo ka pirë dhe Visari pranon se e ka kuptuar, prandaj e ngacmonte tërë kohës. Juliana flet me Meridianin dhe i tregon se Mikela është dehur. Juliana thotë se ajo dukej shumë keq, kurse Nevila shprehet se kuptohej në lëvizje dhe kur fliste se e kishte zënë pija. Meridiani nuk beson, pasi thotë se Mikela pi, por e mban.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment