Meridiani “Valeri është specie në zhdukje”- Mikela i kundërvihet dhe debaton me të

Bie gongu dhe grupi i parë përfundon turnin për ndërtimin e mozaikut. Banorët mblidhen në dhomën e ndenjies dhe presin që gongu të bjerë përsëri dhe grupi tjetër të fillojnë nga puna për ndërtimin e mozaikut. Gjatë kësaj kohe banorët ngacmojnë Valerin. Meridiani është ai që e ngacmon më shumë me ironi, ndërsa Arditi përkrah Meridianin. Më pas Jona dhe Mikela kundërshtojnë Meridianin dhe Arditit dhe në shtëpi krijohet debat mes banorëve. Meridiani ngacmon Valerin, ndërsa Enkelejdi thotë “çdo bënit nëse në shtëpi nuk do ishte Valeri” dhe Meridiani thotë “po do ishte një tjetër si Valeri se çdo vit ka qenë një i ngjashëm me Valerin, është specie në zhdukje”. Shprehja e tij, sjell reagimin e Mikelës e cila e kap në gabim Meridianin duke i thënë se nëse e shohin në atë mënyrë, ata të gjithë kanë ngjashmëri me dikë tjetër, por sipas saj nuk është kështu. Meridianit nuk i vjen mirë nga reagimi që bën Mikela dhe mundohet që të fusë në debat me Valerin duke i thënë se ajo vetë ka thënë se Valeri ngjason me një banor që ka qenë në edicionet e kaluara të Big Brother. Mikela më pas e diskuton këtë edhe me Valerin dhe rezulton që ia ka thënë atij më parë se për çfarë bisede bëhet fjalë. Mikela i thotë Meridianit se mund ta thotë atë që ajo ka thënë sepse ajo vetë nuk e mban mend “thuaje se nuk më kujtohet” thotë Mikela, ndërsa meridiani ia kthen me ironi “ndoshta kam parë ëndërr unë”. Mikela i thotë se ata kanë thënë shumë gjëra dhe shprehet “ok të filloj e të them edhe unë tani të gjitha ato që më ke thënë ti?”. Më pas Mikela i thotë Meridianit se ai gaboi dhe ajo që tha për Valerin nuk thuhet. “S’mund të thuash specie në zhdukje sepse nuk është kështu” thotë Mikela dhe kap në gabim Meridianin i cili bie në kundërshtim me ato që vetë ka thënë më parë. meridiani i cili deri në atë moment po kapej pas fjalëve të Valerit i thotë Mikelës “mos u kap pas fjalëve të mia tani”. Në debat ndërhyjnë edhe Arditit i cili mbron Meridianin, por edhe Jona e cila kundërshton Arditin. Kështu të gjithë flasin, kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe në shtëpi krijohet një situatë e zhurmshme, ku askush nuk e pranon e ka gabim dhe mundohet të kapë në gabim tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment