Meridiani “Ti je servil, dallaveraxhi, mashtrues...”- Valeri “Ky që po përshkruan je ti, unë jam e kundërta jote”

Mikela Meridiani, Visari, Jona dhe valeri ndodhen pranë kolltuqeve të bardha. Jona dhe Visari nisin të bëjnë një lojë dhe e nisin nga Valeri. Ata pyesin Valerin se sa të fortë i mendon banorët duke i kërkuar që t’u vërë nga një notë secilit, nga 1 deri te 10. Valeri fillimisht mundohet që të mos japë përgjigje të drejtpërdrejta, por më pas vendos notat për secilin banor duke i argumentuar përgjigjet e tij. Valeri u thotë se Jonën e sheh një lojtare me notën 8, por jo për lojën që po bën, por për forcën dhe karakterin që ka treguar. Visari sipas Valerit është shumë i vërtetë, sesa luan. Mirëpo përgjigjet e Valerit duket se nuk i pëlqejnë Meridianit i cili nis të debatojë me të. Pas Valerit, Jona i bën të njëjtën pyetje Meridianit i cili për Valerin thotë se mendon se loja e tij mund të jetë e barabartë me notën 5 dhe më pas edhe kur flet për Nevilën dhe banorë të tjerë e çon bisedën te Valeri duke thënë se ai e mundohet ta mbajë mirë me të gjithë. Valeri qesh me të dhe i thotë që të qetësohet sepse duket shumë i stresuar. Meridiani nuk e pranon se është i stresuar i thotë Valerit “ti je dallaveraxhi, servil, mashtrues...” dhe më pas e akuzon për mungesë higjiene dhe e quan të pistë. Valeri mundohet që ta shmangë debatin me Meridianin dhe herë pas here qesh, por Meridiani për disa minuta me radhë i flet me fjalor të rëndë Valerit. Valeri në fund i thotë se me ato që po thotë tregon se sa i ulët është dhe shprehet “përshkrimi që sapo bërë ka të bëjë vetëm me ty, ti je i tillë, ndërsa unë jam vetëm e kundërta jote”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment