Meridiani nxit debat mes çiftit,- Juliana “Turp të kesh Meridian”

Meridiani nis një debat me Arditin dhe në të përfshihen herë pas here edhe banorë të tjerë. Dy djemtë shajnë njëri-tjetrin, ndërkohë që Meridiani akuzon Arditin se po bën lojë me Julianën dhe se ka lënë diçka pezull me Jonën, për jashtë shtëpisë. Nga ana tjetër Arditit thotë me ironi se ka vënë re një afrimitet të çuditshëm mes Jonës dhe Meridianit. “Jonën mund ta kem gjithçka, por jo ashtu si mendon ti” i thotë meridiani Arditit dhe më pas shton “pse i the s’ka më shanse, çfarë shansesh ke lënë me Jonën për jashtë shtëpisë?” Arditi e mohon dhe madje betohet se ai nuk ka bërë lojë me Julianën, por as ka lënë gjë pezull me Jonën për jashtë shtëpisë. Në debat ndërhyjnë banorë të tjerë të cilët i thonë Arditit se ai po mohon ato që vetë ka thënë. E pranishme aty është edhe Juliana e cila nuk reagon, por pas një kohe të gjatë debati i thotë Arditit “ke ç’ke me Jonën sqaroje tani, këtu brenda, se nuk kam më nerva të merrem me këto budallallëqe” dhe del në oborr. Arditit nis të sqarohet me Jonën e cila i thotë se ajo i ka kërkuar që të dijë se çfarë pozicioni ka tek ai sepse vinte re xhelozinë e Julianës. “Nuk të kam parë asnjëherë me sy tjetër, se janë keqinterpretuar ca gjëra këtu brenda” i thotë jona Arditit, ndërsa ai i thotë meridianit se është përpjekur që të hedhë në debat kundër Jonës, banorë të tjerë. Nuk vonon dhe Juliana kthehet përsëri në dhomën e ndenjies dhe i thotë meridianit “meridian, turp të kesh...” dhe më pas del dhe komenton gjithë debatin me Nevilën dhe Mikelën në oborr.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment