Meridiani “Mos qesh nën buzë, o servil”- Valeri “Unë nuk hedh njeri në zjarr, si bëre ti me Mikelën”

Në debatin e Meridianit me Mikelës, ndërhyn Valeri i cili ndodhet në kuzhinë dhe i thotë Meridianit se po mundohet më kot që të justifikohet. “Mos u justifiko, pranoje se e ke nominuar për lojë” i thotë Valeri Meridianit. Ai i përgjigjet duke i thënë se mendoi se Mikela do të dilte në nominim përballe Visarit dhe jo Valerit. Për një kohë të gjatë Meridiani mundohet që t’i thotë se bëri disa llogari dhe nuk e mendonte se do të dilnin në nominim Mikela dhe Valeri, por këta të fundit nuk bien dakord me arsyetimin e tij, por mendojnë se ai i nominoi sepse nuk i do që ata të jenë në finale. Mikela i thotë se ajo kishte krijuar mendime për secilin dhe se me cilin do të vazhdonte miqësinë jashtë shtëpisë, por tashmë konfirmoi dyshimet që kishte në lidhje me Meridianin. Valeri flet që nga kuzhina i thotë se tashmë Mikela është më e qetë sepse e di se si është vërtetë Meridiani dhe sa e vlerëson atë. Meridiani i thotë Mikelës se është mërzitur sepse ajo nuk e pati votuar si lider dhe të dy akuzojnë njëri-tjetrin për fshehjen e ushqimeve, ndërkohë Valeri përkrah Mikelën dhe Valeri pas debatit me Mikelën shkon pranë Valerit dhe nis një tjetër debat me të. Gjatë kohës që Meridiani debaton me Mikelën, Valeri duke larë enët i thotë “bravo Meridian, bravo” dhe Mikelës i thotë “s’e kuptoj pse debaton për diçka që e ke kuptuar shumë mirë”. Meridiani tashmë shumë i acaruar i thotë Valerit “pse qesh nën buzë o servil”. Valeri i kundërpërgjigjet duke i thënë “unë nuk hedh në zjarr njeri, siç hodhe ti Mikelën e kam ndërgjegjen e pastër se nuk i kam rënë ndesh kujt”. Meridiani i thotë Mikelës dhe Valerit se ai e hodhi në zjarr Mikelën sepse kjo është loja dhe të gjithë duan të shkojnë në finale. Valeri i thotë se ai duhet ta pranojë, ndërsa meridiani i thotë se valeri rri kot në shtëpi, ndërsa Valeri i thotë “unë po shijoj gjithçka këtu brenda”. Debati vazhdon për një kohë të gjatë ku Meridiani akuzon Valerin për servilizëm, ndërsa Valeri i thotë Meridianit se ai e ka treguar se është i tillë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment