Meridiani-Julianës: ’Boll mos na çaj veshët! Je mësuar me Arditin ti, që të vjen mbrapa’

Ndërkohë që Jona fshinte dyshemenë, Meridiani u mor me përgatitjen e mëngjesit. Pasi shtruan tavolinën, ata ulën për të ngrënë të gjithë bashkë, përveç pjesës së banorëve që vazhdonin të flinin gjumë. Ata nisin të diskutojnë për Nevilën, e cila nuk kishte pranuar të bënte punë disa ditë më parë , me arsyetimin se do të humbiste kohë televizive. Ata diskutuan me njëri-tjetrin, se sa shumë kohë harxhonte ajo në gjumë, apo mungesën e përfshirjes në debate. Pasi përfunduan mëngjesin, ata dolën në oborr, ku ra edhe sinjali për nisjen nga puna, për ndërtimin e lundrës. Pasi u mblodhën të gjithë në oborr, nisën të hedhin ide se do t’i shpëtojnë zhytjes së lundrës. Gjatë asaj kohe, Juliana ngacmonte Meridianin në lidhje me zënkën e tyre të fundit. Ai i shpjegoi se ishte munduar disa herë t’i fliste një natë më parë, por ajo e kishte injoruar. Boll Jul, mos na çaj më veshët - i thotë Meridiani, duke shtuar : ‘Je mësuar me Arditin që të vjen mbrapa’. Arditi qëndronte përpara tyre, duke pirë cigare, por nuk i ktheu asnjë përgjigje. Meridiani i kërkoi të afrohej dhe t'iu jepte një dorë. Ai afrohet drejt tyre, duke nisur të hedhë idese si do t'i lidhnin shishet e ujit, që të ishin sa më funksionale për qëndrimin e saj mbi ujë, pa u zhytur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment