Meridiani dhe Valeri habisin Jonën dhe Visarin!!!

Meridiani dhe Valeri në sallon flasin për fëmijët. Meridiani tregon për nipin e tij dhe Valeri për djalin e tij. Aty vjen Jona dhe Visari dhe habiten që ata të dy po bisedojnë normalisht dhe pa u grindur. Jona thotë: “ata që duhen edhe zihen”. Valeri i tregon se bashkëshortja e tij ka shumë dëshirë të ketë vajzë dhe Meridiani i thotë: “Më dëgjo mua, kur të bëhesh me vajzë, do i thuash çunit, ik ore legen”. Valeri ngul këmbë që djali është shumë i rëndësishëm. Pastaj biseda vazhdon me tema të tjera. Valeri tregon për punën që bën dhe profesionin e ti dhe Meridiani tregon sesi është njohur me të fejuarën e tij. Vazhdojnë historitë dhe Enkelejdi tregon se një herë u nda me te dashurën se e kapi në banjë me një tjetër kur ishte në punë. Ata të gjithë argëtohen me këto biseda. Arditi në dhomën e gjumit i tregon Nevilës për debatin që ka bërë me Jonën në drekë dhe me Valerin. Arditi thotë se po pret surprizën e Visarit dhe supozon se mbase Valeri mund të jetë i infiltruar. Arditi i thotë Nevilës se ka hall se mos Juliana ka harruar pa i thënë ndonjë gjë. Arditi me Nevilën shikojnë dhe mundohen të lexojnë pëllëmbët e duarve dhe vizat që janë në to. Arditi vazhdon bisedën jashtë në verandë me Julianën. Ai është i sigurt që këtë javë del Jona por mendon se edhe Enkelejdi është 90% pasiv , derdh plehrat, shtrihet , merr rreze dielli dhe kaq. Biseda për këtë të premte, për nominimet dhe se cili është ai ose ajo që do dalë këtë javë vazhdon të jetë e rëndësishme për Julianën dhe Ardititin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment