Meridiani – Arditit: “Nuk është më momenti për ta bërë faktor Valerin”!

Meridiani dhe Arditi flasin për dy të nominuarit e javës. Arditi mendon se në fund të javës do dalin dy banorë, ndërsa Meridiani mendon se Valeri është konsumuar më shumë, Mikela më pak. Meridiani i thotë Arditit se gjithë loja që ka bërë Valeri është kuptuar nga banorët. Meridiani mendon se nuk është momenti që ta bëjnë Valerin faktor dhe se ai do mundohet t’i shmangë debatet me të. Meridiani mendon se ka qenë Valeri që ka nominuar Mikelën. Ai është habitur që dhe Mikela dhe Valeri kanë dalë në nominim me nga tre vota. Më shumë rrezikonte Juliana dhe Nevila. Meridiani thotë se Visari ka mbështjen e gjithë Kosovës: “duhet në finale një nga Kosova”. Arditi dhe Meridiani bisedojnë se si ka kanë ndodhur nominimet në mbrëmjen e djeshme dhe Meridiani ka dëshirë që ta shijojë më shumë këtë javë që nuk është në nominim. Meridiani thotë se nuk e priste kurrë që kam ta votonte Xhuli dhe jo Mika për lider të shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment