Marrin rreze dielli; Vazhdojnë ngacmimet mes Valerit dhe Arditit

Ndërkohë që Nevila kishte marrë guximin të hidhej në pishinë, megjithëse uji ishte i ftohtë, në sallon Meridiani dhe pjesa tjetër bisedojnë për lojën e Arditit, duke kujtuar momente të ndryshme të debateve me të. Pasi mbaruan së ngrëni, ata dolën në oborr së bashku me pjesën tjetër për të marrë rreze dielli. Mes Arditit dhe Valerit, si çdo herë, pati ngacmime të shpeshta me fjalë, duke mos e lënë njëri-tjetrin të qetë e duke komentuar gjithçka, çka bënte banorët të qeshin me zënkat e tyre. Mes batutave dhe ngacmimeve me njëri-tjetrin ata vazhduan të merrnin reze dielli. Ata më të “guximshmit“ hidheshin edhe në pishinë, duke sfiduar ujin e ftohtë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment