Luajnë 'kukafshehti'

Banorët mblidhen të gjithë në oborr, duke u përpjekur të gjejnë lojëra. Ata hedhin idenë për të luajtur ‘kukakfshehti’. Nevila vendos kushte, që të fshihen vetëm nëpër dhoma, duke shmangur kuzhinën. Visari është ai që mbyll sytë i pari, duke nisur të numërojë. Gjatë kësaj kohe, banorët nisin të fshihen. Mikela qëndron pas derës, ndërkohë Matilda fshihet në kuzhinë. Enkelejdi shkon në dhomën e gjumit, duke u mbështjellë me jorgan, ndërsa Lori prapa kolltukut. I pari person që gjeti Visari, ishte Mikela, e cila digjet nga loja, pasi ai arriti i pari në vend. Ai vazhdoi të sillet rrotull, duke kërkuar të gjejë banorët e tjerë, të cilët qëndrojnë të fshehur. Visari shkon drejt dhomave të gjumit, ndërkohë që Meridiani dhe Lori, djegin Visarin. Banorët dalin me radhë, ndërsa Nevila ishte e fundit që shpëtoi, duke e nisur lojën nga fillimi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment