Lojë për buxhetin e ardhshëm, banorët ushtrohen

Banorët ndodhen në dhomën e gjumit dhe Nevila i thërret të gjithë në dhomën e ndenjies. Ajo u lexon një zarf. Këtë herë Vëllai i Madh jep sqarime për një lojë që do të ndikojë në buxhetin e tyre për javën e ardhshme. Banorët duhet të vendosin disa dado njëra mbi tjetrën, mbi një pjatë që do ta mbajnë në dorë. Dadot nuk duhet të preken me dorë dhe pasi t’i kenë vendosur të gjitha sipër njëra-tjetrës, duhet të qëndrojnë ashtu, pa u rrëzuar për disa sekonda. Pasi marrin udhëzimet e duhura për këtë lojë, banorët fillojnë të ushtrohen. Me radhë ata fillojnë që të merren me këtë lojë sepse sa më shumë të ushtrohen, aq më mirë është për ta dhe më shumë mundësi kanë për të fituar këtë lojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment