“Legensat” pajtohen

Arditi është mërzitur, që Juliana qan dhe është në atë gjendje. Pak më parë ai u mundua të flasë me Julianën në oborr, por ajo pinte cigare dhe fliste. Arditi dhe Nevila flasin për Julianën, teksa ai i tregon se i ka thënë Julianës për të folur dhe ajo i është përgjigjur jo. “Akoma nuk e ke kuptuar se sa herë thonë jo, është një po e madhe”, thotë Nevila. Arditi shprehet se ai nuk do të bëjë gjëra, pa dëshirën e Julianës. Ai thotë se Juliana nuk ka pse mërzitet, sepse iu kthye shumë bukur Jonës. Nevila mendon se Juliana është mërzitur edhe me të, apo me Arditin. Arditi thotë se në nerva e sipër, thonë fjalë pa menduar mirë. Nevila mbron Julianën, pasi thotë se ajo ka duruar shumë dhe ka treguar forcë, duke qëndruar kaq gjatë në shtëpi. Ajo thotë se Juliana dhe Arditi janë keqkuptuar mes tyre dhe duhet të sqarohen. “Xhuli është e brishtë, ka dhembshurinë, dashurinë, nervat dhe kapriçot, por i ka si fëmijë, sepse nuk mban inat”, thotë Nevila. Ajo shton se nuk do të donte kurrë, që Juliana të humbiste finalen. Teksa Nevila dhe Arditi bisedojnë mes tyre, Juliana vjen në sallon. Nevila qesh dhe e ngacmon. Juliana vjen pranë tyre dhe duke u dhënë dorën u thotë: “Kush i ndan grupin legensat”. Arditi, Juliana dhe Nevila përqafohen të tre bashkë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment